Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka quajtur artificiale përplasjet e presidentit Hashim Thaçi me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përcjell InLajmi.
“E konsideroj si një përplasje artificiale sepse si në vitin 2013 kur është nënshkruar marrëveshja e cila është ratifikuar në Kuvend. Si në vitin 2015 kur është nënshkruar dokumenti për zbatimin e parimeve të asociacionit, në të dyja rastet kanë qenë bashkë. E kanë përkrahur njëra tjetrën këto dy palë”, ka thënë Osmani.
Ajo gjithashtu ka thënë se më 2013 LDK-ja kishte përkrahur Asociacionin, kurse më 2015 Thaçi i rrinte prapa Mustafës kur nënshkruante dokumentet e vitit 2015.
Osmani ka konfirmuar se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të premten./InLajmi/