Tifozët e Kosovës, ‘Dardanët’, sot kanë shfaqur një mesazh në rrugët e Prishtinës, një ditë para ndeshjes ndaj Greqisë.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në udhëtim te Moldavia, Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nesër (6 shtator) do takohet me Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ tashmë kanë filluar të përçojnë mesazhet e tyre. Ata sot kanë shfaqur një parullë me mbishkrimin ”This time Troy can’t be defated!” që në shqip i bie “Këtë herë Troja nuk mund të mposhtet!”, duke iu referuar historisë se popujve.