Kontigjenti i Përfaqësueses së Greqisë në futboll para rreth një ore ka arritur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në udhëtim te Moldavia, Kosova nesër (6 shtator) do takohet me Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Të dy skuadrat do hyjnë në këtë ndeshje pas barazimeve, me Greqinë që gjithashtu regjistroi barazim ndaj Sllovenisë në ndeshjen e parë (0-0).
Stafi dhe futbollistët e Greqisë para rreth një ore kanë arritur në Prishtinë, teksa Federata e Futbollit e Greqisë ka publikuar disa pamje.
Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë zhvillohet nesër me fillim prej orës 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.