Mbrëmë është raportuar se dy persona në Mitrovicë kanë sulmuar një tjetër me një mjet të fortë (thikë) ku i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë, raporton Klan Kosova.
Policia është vënë në kërkim të të dyshuarve dhe ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë dy persona të dyshuar R.SH., 15 vjeçar dhe A.D.,19 vjeçar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor Jugu, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Klan Kosova.
Nga personat e dyshuar në fjalë si provë materiale është konfiskuar një mjet i fort (thikë).
Pas procedurave intervistuese, personat e dyshuar R.SH., 16 vjeçar dhe A.D.,19vjeçar me udhëzim te prokurorit të shtetit janë liruar në procedure të rregullt, dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’