Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 13.713 raste nga 52.157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 539 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.923 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.251. /InLajmi/