Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për vendosjen e masave të reja ndaj katër shteteve fqinje pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.
Ekzekutivi serb ka prezantuar masa për udhëtarët nga vendet me situatë të pafavorshme epidemike, përkatësisht Maqedonisë Veriore, Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë, përcjell Ballkani.info
Qytetarët e këtyre vendeve për të hyrë në Serbi duhet të kenë një test PCR jo më të vjetër se 48 orë nga data e lëshimit.