Joe Biden ka pranuar nominim e demokratëve për të kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Në natën e katërt të Kuvendit Kombëtar të Demokratëve Biden gjatë fjalimit të tij, Biden lëshoi akuza të forta ndaj presidentit republikan, Donald Trump duke thënë se Trump e ka mbuluar Amerikën me errësirë prej një kohe të gjatë.
“Të bashkuar ne mund dhe do ta kapërcejmë këtë stinë të errësirës. Presidenti Trump “nuk merr asnjë përgjegjësi” për përhapjen e sëmundjes ngjitëse dhe “refuzon të udhëheqë”.”Pas gjithë kësaj kohe ky president ende nuk ka një plan” për të luftuar pandeminë. “Ai nuk arriti të mbrojë Amerikën … dhe kjo është e pafalshme”- tha Biden.
Ndërkohë edhe Trump sulmoi kundërshtarin e tij. Presidenti Trump, në një vizitë të enjten në Old Forge, Pensilvani, afër shtëpisë së fëmijërisë së zotit Biden në Scranton, hodhi akuza dhe sulme të forta ndaj Biden.
“Nëse doni një vizion të jetës suaj nën presidencën Biden, mendoni për rrënojat e shkrumbuara në Minneapolis, anarkinë e dhunshme të Portlandit, trotuaret me gjak të Çikagos dhe imagjinoni kaosin që vjen në qytetin tuaj dhe në çdo qytet të Amerikës” – tha Presidenti Trump mbështetësve disa orë përpara fjalimit të zotit Biden.