Të enjten do të mbahet takimi i liderëve të partive në koalicionin qeverisës me kryeministrin Avdullah Hoti.
Të paktën kështu bëhet e ditur nga një njoftim i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kjo parti ka konfirmuar pjesëmarrjen e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë nesër (e enjte), në takimin që do mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti”, thuhet në njoftim.
Por për këtë takim nuk kanë folur nga Kryeministria.
“Nuk mund të them asgjë, por nëse ka diçka do t’ju informojmë”, ka thënë Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Hoti.