Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Rukije Mehmeti është konfirmuar pozitive me Covid-19.
Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, Rukije Mehmeti, është infektuar me koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net vetë Mehmeti, e cila ka thënë se që nga e diela e ka kuptuar që është e infektuar dhe se përveç lodhjes nuk ka asnjë simptomë tjetër.
“Jam mirë. Mirëpo vetëm jam shumë e lodhur. Përveç lodhjes nuk kam simptoma tjera. Të dielën e kam marrë rezultatin që jam e prekur me koronavirus”, ka treguar Mehmeti për lajmi.net.
Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë rreth 500 punëtorë shëndetësor të infektuar me Covid-19.
Theksojmë se po ashtu edhe në Klinikën e Pulmologjisë janë duke u trajtuar pacientët e prekur me koronavirus.