Skuadra nga Prishtina, Flamurtari ka marrë një fitore shumë të vlefshme ndaj Feronikelit me rezultat 1:0 në luftë për mbijetesë.
Pas kësaj fitore, Flamurtari renditet i gjashti me 43 pikë, ndërsa Feronikeli i pesti me 44 pikë.
Ndihmës trajneri i Flamurtarit, Arsim Plepolli ka dal me një status interesant në “Facebook”, duke shkruar: “Pandemi, infektum,po ska qe na nale drejt qellimit forza FLAMURTARI”, shkruan Zeri.info.
Të kujtojmë se vetëm një ditë para ndeshjes dy zyrtarë të Flamurtarit, lojtari Gentrit Begolli dhe presidenti Imer Ademi u konfirmuan të infektuar me COVID-19, por kjo nuk e ka penguar motivin e skuadrës kuqezi.