Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar këtë të shtunë për vdekjen e 4 personave në 24 orët e fundit, viktima të koronavirusit.
Ndërkohë, në këto 24 orë, janë identifikuar me Covid-19 në total 102 raste të reja, një tjetër numër i lartë nga 502 testime të kryera nga autoritetet shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar gjithashtu se një prej viktimave ishte 43 vjeçar nga Kamza, i cili ndërroi jetë pavarësisht se nuk kishte patur asnjë sëmundje tjetër shoqëruese, përcjell Revista Ora.
Me 4 vdekjet në këto 24, numri total i personave që kanë ndërruar jetë shkon në 111 njerëz.