Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sot para qytetarëve lidhur me intervistimin e tij në Hagë, që zgjati 4 ditë, përcjell InLajmi.
E lidhur me ketë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama ku ka cituar këtë të fundit pas deklaratës së tij të shtunën mbrëma.
“Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë’’ ka thënë Thaçi dhe këtë Rama e ka postuar bashkë me foton e Presidentit të Kosovës nga pritja e djeshme në pikën kufitare të Morinës.
Rama menjëherë pas publikimit të aktakuzave nga Prokuroria e Hagë për Hashim Thaçin, vizitoi vetë Prishtinën ku u takua me të gjithë liderët politikë përveç Ramush Haradinajt./InLajmi/