Me dhjetëra foshnje janë prekur me COVID-19 vetëm në një rajon të Teksasit në SHBA, kanë thënë zyrtarët, deri sa ky shtet po vazhdon të raportojë numra rekord të personave të infektuar dhe të vdekur si pasojë e kësaj sëmundje.
Zyrtarët shëndetësorë e dhanë këtë lajm të zymtë gjersa ky shtet të shtunën raportoi numër rekord të vdekjeve për 24 orë nga koronavirusi – 174.
Në këtë moment kemi 85 bebe nën një vjeç e që kanë rezultuar pozitive në COVID-19”, tha Annette Rodriguez, drejtoresha e Departamentit të Shëndetësisë Publike në rajonin Nueces të Teksasit.
“Këto foshnje as nuk e kanë arritur ditëlindjen e parë. Ju lutem na ndihmoni ta ndalim përhapjen e virusit”, shtoi ajo, shkruan The Independent.
Që nga fillimi i pandemisë në Teksas kanë vdekur më shumë se 3.700 persona. Disa spitale kanë raportuar për mungesë të shtretërve në njësitë për mjekim intensiv për pacientët e infektuar, transmeton KOHA.
Teksasi ishte njëri nga shtetet e para që u rihap pas mbylljes gjithëkombëtare në SHBA. Guvernatori Gregg Abbott lejoi hapjen e bizneseve, përfshirë kafenetë dhe restorantet në muajin maj.