Gjatë ditës së sotme, ka ndërruar jetë, prokurori Ismet Ukshini, i cili raportohet se kishte qenë i infektuar me koronavirus.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij.
Ata kanë bërë të ditur se për shkak të gjendjes me pandeminë, varrimi i të nderit do të bëhet vetëm në prezencë të familjarëve.
Prokurori Ismet Ukshini ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare.
“Ju njoftojme me dhimbje te thelle se sot, me 18.07.2020 nderroi jete me i dashuri yne, babai yne Ismet Ukshini.
Per shkak te gjendjes se pandemise ne te cilen jemi, varrimi behet vetem me antaret e ngusht te familjes”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e familjes, transmeton Reporteri.
Gjatë ditës së sotme u raportua edhe për një të moshuar nga Prishtina e cila ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit pasi kishte qenë e infektuar me koronavirus.