Kur ka mbetur edhe më pak se një orë deri te fillimi i derbit të zjarrtë mes rivalëve lokal, Dritës dhe Gjilanit, tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Drita dhe Gjilani sot zhvillojnë ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligën e Kosovës.
Të dy skuadrat janë në garë për titull, me Dritën që është lider me 65 pikë, kurse Gjilani renditet i treti me katër pikë më pak.
Ndeshja zhvillohet me fillim prej orës 17:00 dhe tashmë janë bërë të ditura edhe formacionet zyrtare nga të të dy trajnerët.
Formacioni i Dritës: Maloku, Limani, Cuculi, Blakçori, Namani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Haxhimusa, Izair Emini, përcjell Metro.
Formacioni i Gjilanit: Haxhihamza, Frashëri, Kastrati, Rapa, Veliu, Useini, Shabani, K.Aziz, Plaku, Progni, K.Razak.