I pasur me ujë fosfor, kalcium, kalium, vitamina dhe fibra pjepri, fruti më i dashur i verës është një alernativë e shkëlqyer jo veç për vaktet e shpejta, por për organizmin në tërësi.
Po çfarë e bën kaq dobiprurës?
1.Vitaminë A për të parandaluar radikalet e lira: Pjepri është i pasur me vitaminë A dhe veçanërisht me beta karoten, të cilat ndihmojnë në parandalimin e formimit të radikaleve të lira, të cilat çojnë në plakjen e qelizave.
2.Vitamina B kundër urisë nervore: Pjepri është i pasur edhe me vitaminë B, e duhura për të shuar urinë nervore dhe për të përmirësuar humorin në përgjithësi. Vitamina B mund të përmirësojë edhe shikimin dhe ndihmon në riforcimin e kockave dhe të dhëmbëve.
3.Pjepri është diuretik i shëlqyer: Pjepri është një nga ushqimet më të preferuara në verë: ai është shumë freskues dhe ka vlera diuretike, pastruese dhe laksative. Pikërisht për këtë vlerat e tij duhen marrë në konsideratë edhe kur vuani nga kapsllëku dhe hemorroidet, sepse ndihmon në eliminimin e këtyre shqetësimeve të bezdisshme dhe shumë të zakonshme.