Qendra e Ferizajt e gjithë komunikacioni në vijat rrugore kryesore, do të marr frymë shumëherë më lirshëm pas zhvendosjes së Stacionit të Autobusëve, përcjell InLajmi.
Kryetari i kësaj komune Agim Aliu ka njoftuar se sot, vumë gurthemelin e ndërtesës së re të Stacionit të Autobusëve në rr. “Driton Islami”, një objekt modern, me sipërfaqe pakrahasimisht më të gjerë e më funksionale sesa lokacioni i tanishëm, ndërtesa ndihmëse dinjitoze e shërbyese si për administratën e ndërmarrjes, kompanitë e transportit rrugor si dhe qytetarët që marrin këtu linja udhëtimi.
Ferizaj i zhvilluar në çdo anë, është sigla jonë qeverisëse./InLajmi/