Sot në orën 15:00 ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të dalë në një konferencë për media në të cilën do të flasë për situatën epidemiologjike në Kosovë, përcjell InLajmi.
Një gjë të tillë përmes një komunikate për media e kanë konfirmuar nga zyra për media e MSH-së.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për media e cila mbahet sot (e premte) më 17 korrik 2020 në MSh duke filluar nga ora 15:00”, thuhet në njoftim.
Përveç tjerash në këtë konferencë do të tregohen edhe rezultatet e infektimeve me COVID-19./InLajmi/