Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin ka biseduar për menaxhimin e situatës me koronavirus, përcjell InLajmi.
Zemaj përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ka shkruar se janë në koordinim të plotë me këtë komunë për luftimin e COVID-19.
Postimi i plotë i tij:
Sot prita në takim Kryetarin e Hanit të Elezit, z. Refki Suma, me të cilin folëm për shqetësimet e krijuara nga Covid-19, si dhe shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po kanos shëndetin e qytetarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Hanit të Elezit, janë në koordinim të plotë për luftimin e Covid 19.
Bashkë do ja dalim!/InLajmi/