Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar fotografi nga ardhja e tij në Kosovë ku është pritur nga një numër shumë i madh i qytetarëve, përcjell InLajmi.
Presidenti nën masa të larta të sigurisë dhe nën përcjelljen e qytetarëve ka hyrë në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
“Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju! HTH (Foto: Astrit Ibrahimi)”, ka shkruar Thaçi./InLajmi/