Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është kthyer nga Brukseli, ku atje ka zhvilluar një takim me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, përcjell InLajmi.
Hoti ka njoftuar se pasi ka zbritur në aeroport atij i është bërë kontrolla për COVID-19, sikur çdo udhëtari tjetër që arrin në Kosovë.
“Sapo zbritëm në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, doktorresha e Komunës së Fushë Kosovës na bëri kontrollën rutinore, sikur çdo udhëtari tjetër që arrin në Kosovë. E falënderoj atë dhe të gjithë stafin shëndetësorë në gjithë Kosovën për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai në Facebook.
Kryeministri ka thënë se qytetarët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse, distancën dhe higjienën personale.
“Të kujdesemi për veten dhe familjet tona, që mjekët tanë ta kenë më të lehtë. Maska – Distanca – Higjiena personale”.
Ndryshe, dje Hoti ka njoftuar se në takim me Vuçiqin kanë biseduar për çështjen e të pagjeturve dhe zhvillimin ekonomik./InLajmi/