Agjensia Hapësinore NASA, pretendon se ka zbuluar shenjën e 13-të të horoskopit, e cila quhet Ophiuchus.
Sipas NASA-s, babilonasit identifikuan 13 yjësi në zodiak, por e hodhën poshtë shenjën e yllit Ophiuchus pasi nuk përshtatej me rotacionin e tokës.
Shenja e misterioze mund të jetë horoskopi i atyre që kanë lindur midis 29 nëntorit dhe 17 dhjetorit.
Nëse do të përdorej si një shenjë zyrtare e yjeve sot, ajo do të zhvendoste horoskopet për pjesën tjetër të vitit, përcjell Revista ORA.
Kjo do të thotë se horoskopi që keni ndjekur deri më tani mund të jetë me të vërtetë i gabuar.