I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që pati në Bruksel me kryeminsitrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se takimi i radhës në mes tyre do të vazhdojë në fillim të shtatorit.
“Takimi i radhës i nivelit të lartë do të vazhdojë në fillim të shtatorit”, është shprehur Lajçak.
Tutje, ai tregoi se cka u bisedua gjatë takimit me liderët Hoti-Vuçiq.
“Sot mbajtëm takimin e dytë të nivelit të lartë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE pas rifillimit. Falënderoj të dy palët që ishin të pranishme në Bruksel dhe angazhimin që treguan. Diskutimet e sotme ishin të fokusuara në dy elemente: E para personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur. Për temën e parë është simbolike si çështje në kontestin e pajtimin dhe është reale për familjarët që jetojnë në paqartësi me dekada”, ka thënë Lajçak.
“Është e rëndësishmehe që të punohet me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar që të zgjidhen çështjet e mbetura. Çështja tjetër është e rëndësishme për sigurimin e jetesës për të rikthyerit”, përcjell EO.
Ai gjithashtu tregoi se tema e dytë është bashkëpunimi ekonomik në mes shteteve dhe krijimi i vendeve të punëve.