Zyra e OBSH-së në Kosovë ka lansuar së fundmi një video sensibilizuese lidhur me përdorimin e maskave mbrojtëse dhe kujdesin që duhet treguar ndaj koronavirusit, përcjell InLajmi.
Në këtë video tregohet për përdorimin e dy llojeve të maskave asaj mjekësore dhe maskës prej pëlhure.
Maska mjekësore apo të njohura si kirurgjikale mbajnë punëtorët shëndetësorë, individët që kanë simptoma të COVID-19 dhe ata që kujdesen për dikë që dyshohet se konfirmohet me koronavirus.
Sipas Zyrës së OBSH-së në Kosovë, në zonat ku COVID-19 është i përhapur dhe distnacimi fizik prej të paktën 1 metër nuk mund të arrihet, këtë lloj të maskave duhet ta bartin të moshuarit mbi 60 vjeç dhe ata që kanë probleme shëndetësore kronike.
Sa i përket maskës nga pëlhura, OBSH rekomandon që këtë lloj maske ta mbajnë njerëzit që nuk kanë simptoma të COVID-19 ku virusi është i pranishëm në masë dhe distanca fizike prej të paktën një metër nuk mund të arrihet.
Këto maska rekomandohet të barten edhe në ambientet publike siç janë: transporti publik, vendet e punës, shitoret ushqimore dhe vendet e tjera me shumë njerëz./InLajmi/
https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/videos/2630755093907796/