Vitet e fundit talentet kosovar të futbollit kanë filluar të gjejnë vend në ekipet e mëdha evropiane.
Njëri nga ata është 8 vjeçari, Roni Abazi që luan në akademinë e Arsenalit. Ai e ka filluar karrierën kur ishte vetëm 4 vjet tek skuadra e quajtur Margate’s.
Në një ndeshje që kishte ky ekip kundër Crystal Palacës, Roni kishte shkëlqyer dhe i kishte rënë në sy disa agjentëve.
Dy agjentë të Arsenal kishin kontaktuar me familjen e Ronit dhe e kishin ftuar për prova 3 mujore.
Roni Abazi edhe aty shkëlqeu dhe arriti që të bëhet zyrtarisht pjesë e akademisë së Arsenalit. Ai luan në pozitën e mesfushorit deh luan për grupmoshat u8 të Arsenalit.
8 vjeçari ka marrë oferta edhe nga skuadra tjera të mëdha të Londrës si Chelsea, Tottenham dhe West Ham, por ai do të vazhdoj të mbetet tek Arsenal, , transmeton Indeksonline.
Me talentin që ka Roni, pas disa vitesh mund të bëhet një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kosovës.