Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Bullgari, Skender Syla, ka thënë se OBSH-ja nuk rekomandon testet serologjike për diagnostikim, përcjell InLajmi.
Sipas Sylës, testet serologjike rekomandohen vetëm për studime epidemiologjike ose për të studiuar reagimin imunitar.
Postimi i plotë i tij:
Ne situatën aktuale të gjendjes epidemiologjike duhet shtuar në mënyrë të ndjeshme testet RT PCR që tregojnë infeksionin akut/aktual. OBSH nuk rekomandon teste serologjike për ndonjë qëllim tjetër përveç studimeve epidemiologjike ose për të studiuar reagimin imunitar. Këto studime nëse realizohen duhet bërë me metodologji rigoroze shkencore të mostrimit dhe hapave të tjerë gjatë hulimtimit për të evituar gabimet e mundshme. Çdo ekspozim i personave në institucione shëndetësore mund të jetë edhe rrezik për të marrur infeksionin. Procedurat e parandalimit të infeksionit në institucione shëndetësore duhet të jenë rigoroze. Çfarë nëse del “pozitiv” ( ke prani te shtuar te antitrupave IgG apo IgM) apo “negativ” me test serologjik. E para nuk garanton se sa do të kesh imunitet dhe duhet të vazhdosh tutje me kujdesin. Poqese je “negativ” prap nuk ka ndonjë rëndësi diagnostikuese. Është sfiduese për të interpretuar gjetjet për shkak të kufizimeve të cilësisë së testeve si dhe të kuptuarit aktual të kohëzgjatjes dhe llojit të mbrojtjes imune në pacientët COVID-19./InLajmi/