Të mërkurën janë konfirmuar edhe 4 vdekje dhe 119 raste të reja me koronavirus, në Kosovë, kjo u bë e ditur në një konferencë për media, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, raporton InLajmi.
Të dhënat i referohen testimit të 420 mostrave më 14 korrik, me metodën RT-PCR.
Sipas këtyre të dhënave, numri i viktimave ka shkuar në 112 ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5237.
Ndërkaq, 92 pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 2462.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kanë vendosur që ta ndryshojnë mënyrën dhe kohën e raportimit për rezultatet e testimeve.
“Ne e konsiderojmë më të drejtë që këto rezultate qytetarëve t’ua vëmë në dispozicion çdo ditë në orën 15;00.
Kështu u jepet kohë e mundësi profesionistëve tanë shëndetësorë që të punojnë me pak presion”, ka thënë Zemaj./InLajmi/