Njëra prej diskutimeve më të mëdha në vend është çështja e koronavirusit, që përveç njerëzve të zakonshëm, ka përfshirë edhe estradën shqiptare, ku ka të tillë që besojnë se egziston koronavirusi por ka edhe të atillë që nuk e besojnë, përcjell InLajmi.
Megjithatë reperi i njohur Mozzik beson koronavirusi egziston andaj ai ka apeluar të gjithë fansat që të bartin maskat në mënyrë që të mbrohen nga infektimi.
“KA VIRUS Covid 19 e kemi kudo , iu lutem të gjithëve të mbani maskat !Respektoni rregullat ! Edhe njëherë KA VIRUS “, ka shkruar Mozzik poshtë një videoje të publikuar në Instagram ku shihet duke e vendosur maskën, e pas këtij vepri ai duartrokitet nga bashkëpunëtorët e tij./InLajmi/
https://www.instagram.com/p/CCoGg4GFdgA/