Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur sot për vizitë ish-kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj, përcjell InLajmi.
Ministrija u shpreh se besimi i AAK-së është i shenjtë dhe se e obligon të vazhdoj me përkushtim rrugën para saj.
Postimi i plotë i saj:
Nder i veçantë vizita e shumëpritur në kabinetin tim, nga Ish-Kryeministri, z.Ramush Haradinaj.
E rritur bashkë me Aleancën, dhe frymën e punës së Kryeministrit Haradinaj, besimi i dhënë – i shenjtë për mua, më obligon të vazhdoj me përkushtim të shtuar rrugën e trasuar para meje.
Vizioni i Kryeministrit Haradinaj, për të formuar Ushtrinë e Kosovës dhe atë në dy etapa të ndryshme: UÇK-në dhe së fundmi Ushtrinë e Kosovës në paqe, dhe zbrapsja e idesë së rrezikshme për ndarjen e Kosovës, janë frymëzim dhe obligim politik e shtetëror për mua për të kryer detyrën me shumë vigjilencë./InLajmi/