Futbollisti i kombètares Milot Rashica po qëndron për pushime në Kosovë, shkruan InLajmi.
Madje ai dje gjatë ditës ishte takuar me kryeministrin e vendit Avdullah Hoti, i cili e vlerësoi si një ndër futbollistët e shquar që ka vendi.
E së fundmi ai ka vendosur t’i bëjë një dhuratë babait të tij, një veturë të tipit Range Rover.
Babai i Rashicës ka postuar foto, të cilës ia ka bashkangjitur falenderimin për dhuratën.
Kujtojmë se Nexhmedini ishte përkrahësi i vet Rashicës qysh nga hapat e parë të karrierës së tij./InLajmi/