Kryetarët e komunave Skenderaj dhe Drenas, z. Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, kanë takuar ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, z. Gent Cakaj, të cilin e kanë përgëzuar “për angazhimin e tij në rrjedhat pozitive të çështjeve me interes për shqiptarët kudo jetojnë, duke arritur rezultate të shkëlqyera si asnjë herë më parë”, përcjell InLajmi.
Me këtë rast, në rrjetin social, z. Jashari dhe Lladrovci kanë cekur se “skena shqiptare dhe ndërkombëtare, kishte nevojë të madhe për vlera të reja të kësaj diplomacie kombëtare, e cila përfundimisht duhet të ecën përtej modestisë së deritashme”.
Postimi i plotë i tij:
Me sinqeritet ia shprehëm konsideratën e thellë z. Gent Cakaj, për angazhimin e tij në rrjedhat pozitive të çështjeve me interes për shqiptarët kudo jetojnë, duke arritur rezultate të shkëlqyera si asnjë herë më parë.
Skena shqiptare dhe ndërkombëtare, kishte nevojë të madhe për vlera të reja të kësaj diplomacie kombëtare, e cila përfundimisht duhet të ecën përtej modestisë së deritashme, në pajtim me situatën e re në rajon dhe më gjerë. Krenar me Juve, z. Cakaj!/InLajmi/