Avokati Tomë Gashi ka komentuar ngritjen e aktakuzave nga Specialja ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gashi ka thënë se presidenti, Hashim Thaçi, ka bërë më së shumti presion që të votohet Gjykata Speciale.
“Personi që më së shumti e ka ndërruar mendjen për Gjykatën Speciale ka qenë presidenti, Hashim Thaçi. Në cilësinë e kryeministrit dhe kryetarit të PDK-së, në atë kohë, ka bërë presionin më të madh që të votohet Specialja”.
Ai ka deklaruar se shumica e deputetëve që kanë ndërruar mendje për Specialen ishin nga radhët e PDK-së.
“Shumica e deputetëve që kanë ndërruar mendje kanë qenë nga PDK, pastaj u votua Gjykata, se si erdhi puna të votimi, besoj se ata nuk kanë qenë të mashtruar, ka pohuar Gashi në Debat Plus të RTV Dukagjinit.
Për 1 mijë e 200 euro disa deputetë e kanë shitur vendin, sepse publikisht ka qenë se nëse deputetët e PDK-së, nuk e votojnë Gjykatën Speciale, do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të futën në lista zgjedhore”, theksoi ai.