FSK është e gatshme që të nisë së ushtruari funksionin e saj në rast të shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Në një fazë të tillë – sipas paralajmërimeve nga Kryeministri Avdullah Hoti – vendi mund të shkojë nëse masat qeveritare e marra këtë javë nuk tregojnë efektshmërinë në luftën kundër pandemisë së Covid-19.
Komandanti i FSK-së, Gjeneral Rrahman Rrama, ka thënë për klankosova.tv se edhe për situatë të tillë ku bëhet fjalë për përballjen me një virus, kjo forcë i ka të përcaktuara detyrat e saj.
“Kriza e shkaktuar nga pandemia Covid-19 është specifike andaj edhe reagimi ynë në luftimin e saj në situatë të këtillë do të jetë në përputhje me strategjinë e përbashkët ku ndërthuren të gjitha kapacitetet e nevojshme të institucioneve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare në përputhje me autorizimet tona ligjore për situata specifike që parashihen edhe në Planin e Reagimit Kombëtar”, është shprehur Rama.