Shkumbin Istrefi mendon se në Kosovë vizat duhet t’iu liberalizohen vetëm moshave 18 deri 30 vjeç, përcjell InLajmi.
Shkumbin Istrefi shumë herë përmes statuseve në rrjete sociale, flet për çështje që e preokupojnë vendin.
Përmes postimit të fundit, ai tregoi se përse mendon që Evropa në Kosovë duhet t’i liberalizojë vizat vetëm për moshat 18-30 vjeç.
Postimi i plotë i tij:
Evropa duhet me i liberalizu vizat per KS vec per moshat prej 18 – 30 vjeç, edhe me iu dhane leje pune, shkollim pa pare, leje qendrimi, ku t’kane qefe. Paret qe EU e ka ne plan me i ndihmu KS le t’i shpenzojne duke iu ndihmu te rinjve tane ende te paprishur.
E neve mbi 30 vjeç, me na lane me jetu ketu ku e kemi bo shkret me plot vetedije ne cdo sfere deri sa t’mbesim pa studenta, pa nxenesa, e t’i kthehemi shatit.
Vetem keshtu ka shprese qe gjeneratat e reja se paku me u eduku mire e me karakter te forte, e ndoshta ma vone me u kthy ketu (kur s’jemi ma na) e me shtyp susten e restart-it.
Uhhhh u lodha./InLajmi/