Dy persona kanë ndërruar jetë në Skenderaj si pasojë e koronavirusit, kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, përcjell InLajmi.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ai tha se “Me keqardhje ju njoftoj se në komunën tonë kemi dy vdekje nga Covid-19”.
“Viktima e parë ishte nga fshati Rezallë, kurse rasti i dytë, veteran i UÇK-së dhe mirëmbajtës në shkollën fillore të mesme të ulët “Azem Bejta” në Prekaz”.
“Ngushëllime familjes Aruqi e Rushiti dhe miqëve të këtyre familjeve./InLajmi/