Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot përfaqësuesit e Zyrës Regjionale të OBSH-së, udhëhequr nga Ardita Tahirukaj dhe përfaqësuesen e Zyrës së OBSH-së për Kosovë, Isme Humolli, përcjell InLajmi.
Më to ai ka diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit për menaxhimin e COVID-19.
“Përfaqësuesit e OBSH-së shprehen gatishmërinë për të përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë në të gjitha sferat, përfshirë edhe menaxhimin e çështjeve shëndetësore përveç COVID-19”, thuhet në kumtesë
Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për asistencën që OBSH-së e cila mund të sigurojë në trajnimin e stafit mjekësor kosovar për trajtimin e rasteve me COVID-19”./InLajmi/