Ministri i Ministrisë së punëve të Brendshme, Agim Veliu, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se qeveria e Kosovës e ka emëruar Veliun Koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit. përcjell InLajmi.
Veliu premtoi se për t’i dalur zot kësaj pune, ai do të bashkëveprojë në koordinim të plotë me institucionet relevante, vendore dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu, ai tha se kjo detyrë, si secila deri më tash, për të nuk është privilegj por përgjegjësi karshi shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.
Të dashur qytetarë,
Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës më emëroi në pozitën e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.
Për ta kapitalizuar me punë të suksesshme besimin që më është dhënë do të bashkëveproj në koordinim të plotë me institucionet relevante, vendore e ndërkombëtare.
Me gjithë kapacitetin tim personal, e profesional, do të angazhohem për ta bërë më të mirën në një fushë me rëndësi për vendin.
Edhe kjo detyrë, si secila deri më tani, nuk është privilegj, por përgjegjësi karshi shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. /InLajmi/