Fusha stabile të presionit të lartë që po shtrihen mbi rajon, do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell, ndërsa masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu sjellin mot më të nxehtë veror, përcjell InLajmi.
Sot do të jetë mot kryesisht me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje pritet të ketë pak vranësira.
Temperaturat në vise të ulëta do të sillen nga 9 deri në 27 gradë celsius, e në vise malore 5 deri 19 gradë celsius. Do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-6m/s./InLajmi/