Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka thënë se shumë gjëra luksi mund të presin, por situata me koronavirus nuk pret, përcjell InLajmi.
Osmani u kundërpërgjigj në replikën e deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovë, Besa Gaxheri e cila tha se nuk duhet të shpenzohen tre milionë euro për blerjen e maskave.
Osmani, tha se mobilet, telefonat, veturat e blinduara presin, duhet maska duhet të sigurohen falas për qytetarët.
“Përderisa buxheti është paraparë për mobilje, telefona të rinj, laptopa madje për vetura të blinduara, më mirë është që ajo shumë të shfrytëzohet që t’ia lehtësojmë barrën ekonomike qytetarëve që kanë nevojë”, ka thënë Osmani./InLajmi/