Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar udhëzimin administrativ për të licencuar laboratorët privatë për testimet me koronavirus, raporton InLajmi.
Zemaj gjatë seancës plenare që po mbahet për situatën me pandeminë COVID-19 u shpreh se tashmë do të rritet edhe numri i testimeve në nivel vendi.
“Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative. Kam nënshkruar bordin e ri për licencim për pjesën për COVID-19 të laboratorëve privatë. Menjëherë do të fillojnë institucionet publike të rrisin numrin e testimeve”, tha Zemaj.
Kreu i shëndetësisë iu kundërpërgjigj edhe deputetëve opozitarë për formën e testimeve.
Ai tha se nuk është privilegjuar askush deri më tani, por ata vetëm që i kanë pasur parametrat për testim./InLajmi/