Izolimi i personave të dyshuar për koronavirus, është një nga masat e rëndësishme për kujdesin e shëndetit publik, përcjell InLajmi.
E kryetari i Komunës së Kamencës Qëndron Kastrati ka shprehur keqardhjen që Inspektorati e Policia kanë filluar që të gjobisin ata që shkelin izolimin, por secili duhet të jetë i vetëdijshëm që masat e ndërmarra janë obligative.
Ai tha se tash e tutje nuk do të ketë tolerim për askënd!
“Prandaj, respektoni rregullat e rekomandimet nga institucionet përgjegjëse dhe shpresoj që kjo të jetë gjoba e parë dhe e fundit e këtij lloji” shkroi ai në facebook./InLajmi/