Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se maskat duhet të jenë obligative, por se aktualisht nuk ka bazë ligjore për t’i dënuar qytetarët, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se është nevojë e domosdoshme miratimi i Ligjit Anti-Covid.
“E kemi nevojë të domosdoshme me miratu Ligjin Anti-Covid. Pajtohna edhe për punën e maskave”.
Krasniqi ka thënë ka një muaj që ka thënë se duhet të bëhen të obligueshme maskat kush del prej shtëpisë dhe duhet të dënohen ata që nuk e mbajnë.
“Por, s’kemi bazë ligjore, është e vërtetë. Propozim i imi ka qenë që në Ligjin Anti-Covid me përfshi specifikisht këtë masë”, ka deklaruar Krasniqi./InLajmi/