Para disa ditëve deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Rasim Selmanaj dhe nënkryetarja e kësaj partie Albena Reshitaj, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan InLajmi.
Lidhur me këtë rast, Gazeta “InLajmi”, ka kontaktuar me Keshilltarin Politik të Grupit Parlamentar te AAK-së Kushtrim Xhemailin, i cili dha detaje për gjendjen shëndetësore të deputetëve të infektuar me koronavirus.
Xhemaili për InLajmin tha se gjendja e tyre shëndetësore është stabile, ata që po qëndrojnë në vetëizolim.
“Testimet e para të rasteve të kontaktit janë kryer me 2 korrik, kurse testime të dyta nuk ka pasë, ata nuk kanë shfaqur ende ndonjë simptomë, tha ai.
Koronavirusi ka prekur edhe shumë deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës./InLajmi/