Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, është shprehur e irrituar me deklarimet e koleges së saj nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, kur kjo e fundit e ka kritikuar qeverinë e Avdullah Hotit, raporton InLajmi.

Pacolli ka thënë se po privilegjohen njerëz të afërt me qeverinë për t’u testuar, ndërsa po lihen të tjerët që kanë nevojë për të bërë teste.
“O ka më vjen keq mua për ty oj zonjë, po më vjen keq për gjërat që po lëshohesh. Lej mori pallavrat”, ka thënë Gaxherri.
“Unë kam kërkuar të testohem edhe nuk jam testuar ende. Lëreni më se boll. Ne po infektohemi, por me pallavra. Debat kot ka 10 orë, nuk është në rregull zonjë”, deklaroi Gaxherri./InLajmi/