Në seancën ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë, ka folur edhe deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, i cili ka thënë se me pandeminë nuk duhet të bëhet politikë, që sipas tij po ndodh aktualisht, përcjell InLajmi.
Ai për këtë ka kritikuar kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe deputetët e VV-së.
“Deputetët e VV-së thonë e rrëzuan Qeverinë ma të mirë. Juve ju duket ashtu. Unë nuk ju shoh opozitë ilegale, sikur që ju i thoni kësaj qeverie ilegale”.
Në 24 orët e fundit, Demaliaj ka thënë se Covid-19 është shndërruar në çështje politike duke përmendur edhe deklaratën e Zemajt, i cili kishte thënë se s’ka gjetur një plan kundër pandemisë nga Qeveria paraprake.
Për këtë i është kundërpërgjigjur edhe Osmani që tha se inicimin e projektligjit anti-Covid nuk e ka nisur me aryse politike, por duke tentuar të ndihmojë në luftën kundër pandemisë./InLajmi/