Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti ka përshëndetur qytetarët që janë duke vendosur maska mbrojtëse nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Shpend Ahmeti ka mirëpritur rritjen e numrit të qytetarëve që kanë vendosur maska për të respektuar vendimin e ri që ka bërë obligative bartjen e tyre për mbrojtje nga COVID-19.
Postimi i plotë i tij:
Sot në disa rrugë të Prishtinës, 90 përqind me maska. Falemnderit të gjithëve.
Përvec që po e ruani vetën, kjo është kujdes ndaj të tjerëve. Mjekët po rrezikojnë jetën e vet për çdo ditë nga më shumë se 10 orë në ditë, e prej neve kërkohet një maskë.
Falemnderit edhe njëherë!/InLajmi/