Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak të ajrosjes së sallë, për tu rikthyer përsëri pas 25 minutave, raporton InLajmi.
“Në tentim të respektimit të manualit për parandalim të përhapjes së Covid-19, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë 25 minutëshe për të ajrosur sallën plenare” tha kryeparlamentarja.
Në seancën e sotme është duke raportuar kryeministri, Avdullah Hoti për menaxhimin me korona virusin pas shumëfishimit të rasteve në javët e fundit.
Kjo seancë është duke u përcjellë me akuza dhe kundër-akuza ndërmjet deputetëve të partive në pushtet dhe atyre opozitare./InLajmi/