Të paktën 66 persona kanë humbur jetën si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar rrëshqitje të dheut në Japoni.
Më shumë se tre milionë njerëz janë evakuuar pasi reshjet e mëdha të shiut goditën ishullin Kyushu, shkruan Euronews.
Të paktën 65 banorë dhe 30 kujdestarë janë bllokuar në një shtëpi kujdesi për të moshuarit si pasojë e fatkeqësisë natyrore. Rreth 14 prej tyre kanë ndërruar jetë; ndërsa të tjerët janë dërguar në spital me anije, transmeton Klan Kosova.
Sipas zyrtarëve japonezë, qendrat e evakuimit janë të pajisura me masa sigurie për të parandaluar përhapjen e Covid-19.