Pjesëtarë të Policisë mëngjesin e së hënës në sheshet e Prishtinës, kanë kërkuar nga qytetarët që të vënë maska si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, raporton InLajmi.
Mbajtjen e maskave po e mbikëqyrë edhe Inspektorati komunal.
Përderisa qytetarët edhe pse po respektojnë masat e marra, derisa thotë se dëmi në ekonomi është shumë i madh.
Akademik, Ekrem Murtezaj, ka thënë se pajtohet me masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.
“Unë jam kthyer para dy ditësh nga Evropa. Dhe këtë që po e bënë pushteti është krejtësisht me vend për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve”.
Ai tutje tha qe beson se me kufizimin e lëvizjes do të largohet virusi.
Igballe Vllasaliu po thotë se maskat nuk po mbahen, edhe përkundër këshillave nga mjekët.
“Maskat nuk po mbahen ndërsa mjekët po këshillojnë edhe distancën është mirë me mbajt”.
Nebih Selmani, thotë se i përkrah masat dhe se sipas tij duhet të ketë masa më të ashpra, sepse krejt bota është duke luftuar me pandeminë.
Mjeku, Lutfi Berisha theksoi se ekziston virusi dhe masat duhet respektuar.
Sipas tij, rënia e ekonomisë ka ndikuar në masë të madhe në përgjithësi në Kosovë.
“Këto masa duhet të jenë më rigoroze dhe me qenë më të kujdesshëm njerëzit, sepse nuk janë të vetëdijshëm që duhet respektuar masat, sepse janë për shëndet të popullit, sepse virusi ekziston dhe duhet mbajtur maska dhe doreza”./InLajmi/
https://vimeo.com/437790826