Presidenti Hashim Thaçi pas rreth 6 orësh ka dalur nga objekti i Dhomave të Specializuara ku është intervistuar nga prokurorët që kanë dorëzuar aktakuzë ndaj tij, përcjell InLajmi.
Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij.
“I jam përgjigjur pyetjeve që u kanë interesuar prokurorëve” ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.
Presidenti i vendit nuk e ka zgjatur bisedën me gazetarët./InLajmi/